Zahaq: Këmbësori në gjendje të rëndë pasi u godit nga vetura

Të mërkurën në fshatin Zahaq të Pejës është arrestuar një i dyshuar, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e ka goditur një këmbësor.

Viktima si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.