Rrezikshmëri e lartë në ndeshjen Serbi-Mali i Zi, “blindohet” Podgorica

Ndeshja futbollistike ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka zgjuar interesim të madh në Podgoricë.

Mediet atje raportojnë për nivelin e lartë të sigurisë. Madje, tregohet se gjitha bizneset pranë Stadiumit të Podgoricës janë mbyllur që nga orët e hershme të mëngjesit.

Ndërsa, disa rrugë në afërsi të stadiumit janë mbyllur për automjete, transmeton Indeksonline

Kryetari i Komisionit për mbrojtjen dhe sigurinë në lojëra të futbollit Dragoljub Sekulic ka thënë se ndeshja me Serbinë, pas Anglisë dhe Italisë, është një nga më të kërkuarat në aspektin e sigurisë, dhe që u shpall për duel i rrezikshëm të lartë.

Ndryshe, ndeshjen nga afër do ta ndjek trajneri i famshëm, Jose Morinho, i cili arriti në Podgoricë gjatë pasdites së sotme.

Vlen të theksohet se ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë është historike për dy shtetet, pasi për herë të parë takohen zyrtarisht.