Momenti kur Zlatan Ibrahimovic e përqafon Labinot Harbuzin

Legjenda e futbollit suedez, Labinot Harbuzi ishte shumë i afërt me futbollistin kosovar, që ndërroi jetë sot, Labinot Harbuzi

Futbollisti kosovar që për momentin luante në Ligën e Malajzisë për klubin Malaka United, ka ndërruar jetë sot për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura për mediat.

Mesfushori ofensivë kosovar, i cili në karrierën e tij ka luajtur për një numër klubesh, ishte i njohur sidomos për vitet e para të tij, e në rini ai ishte edhe mik me legjendën e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Në një video të postuar më 2009 shihet Harbuzi e ku Ibrahimovic e merr atë në përqafim para se të largohen nga njëri tjetri.

Harbuzi ka luajtur për një mori klubes. Karrierën e filloi në Malmo të Suedisë për të vazhduar si futbollist profesionist për të luajtur kundër Feynord, Excelisior, Malmo FF, Gençlerbirliği, Manisaspor, Syrianska FC, KSF Prespa Birlik dhe në fund ishte në Malaka United ku ka luajtur nga 11 ndeshje kishte shënuar dy gola.

Harbuzi vdiq sot në moshën 32 vjeçar. /GazetaExpress/