Koordinohen në luftimin e drogës, trafikimit njerëzor dhe korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur sot takime të ndara me udhëheqësit e tri njësiteve hetimore të Policisë së Kosovës, përkatësisht me Njësitin për hetimin e trafikimit të drogës, qenieve njerëzore, dhe krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Gjatë këtyre takimeve me hetuesit policorë u bashkëbisedua për rezultatet e deritanishme, për nivelin e krimit nën kompetencën territoriale të kësaj prokurorie dhe intensifikimin e veprimeve dhe mënyrave të bashkëpunimit duke ndërtuar strategji konkrete me qëllim të luftimit të kriminalitetit. Inkurajohen të gjithë qytetarët të cilët kanë informata për kryesit e këtyre veprave penale që të njëjtit t’i raportojnë te Policia e Kosovës, ose te prokurorët kujdestarë.

Takime të kësaj natyre do të mbahen edhe pas dyjave për të vlerësuar dhe koordinuar për veprimet e mëtejshme për luftimin e këtyre dukurive negative që preokupojnë shoqërinë, thuhet në komunikatë për media.