Kombatarja e Kosovës mbërrin në stadiumin “Fadil Vokrri

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur para pak çastesh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Pas pak ata do të fillojnë nxehjet derisa pritet që edhe të publikohen formacionet zyrtare.

Kosova sot zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Kombeve.

Ata do të përballen me Maltën duke filluar në ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. /GazetaExpress/