Kadaj-Bujupi: LDK e VV po ia bëjnë argatin Thaçit

​Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka sulmuar ish-kolegët e saj në Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kadaj-Bujupi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, i ka akuzuar LDK’në dhe VV’në se po e mbrojnë presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“LDK e VV po ia bëjnë argatin Hashim Thaçit”, është shprehur ajo. /Express/